LajmeMaqedoniTopLajm

Shilegovi, Arsovska, Petrovska, Shaqiri dhe Georgievski në diskutim publik për të rinjtë dhe politikat rinore

“Të rinjtë në fokusin e kandidatëve për kryetarë të qytetit të Shkupit për zgjedhjet e ardhshme lokale 2021” është tema e diskutimit publik të cilin e organizon sot Shoqata e Qytetarëve “Të rinjtë munden”.

Në fokus do të jenë të rinjtë dhe politikat rinore të cilat i parashohin kandidatët për kryetarë të qytetit të Shkupit në programet e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ngjarja është pjesë e projektit “Mbështetje e reformave zgjedhore” të Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) të cilin e zbaton Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në partneritet me Këshillin Nacional Zgjedhor të udhëhequr nga organizimi i përforcuar i zgjedhjeve të cilët janë nga afër të mbikëqyrur nga qytetarët.

Sipas paralajmërimit për diskutim publik, pjesëmarrës do të jenë Petre Shilegov, Danella Arsovska, Ana Petrovska, Arben Shaqiri dhe Petar Georgievski.

Pas diskutimit, të rinjtë pjesëmarrës në ngjarje do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të realizojnë dialog me panelistët, me qëllim që të diskutohen prioritetet kyçe për të rinjtë në qytetin e Shkupit, në vigjilje të zgjedhjeve lokale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close