LajmeTeknologji

Dialogje – Gjithçka që donit të dinit për inteligjencën artificiale

Thyerja e miteve për inteligjencën artificiale që të avancohet dituria e qytetarëve dhe të ngritet vetëdija për përfitimet nga shfrytëzimi i saj në sfera të ndryshme shoqërore, është qëllimi i diskutimit të sotëm onllajn që e organizon Fondacioni Metamorfosis.

Folës në panelin e quajtur Dialogje për Agjendën Digjitale: Gjithçka që deshët të dinit për inteligjencën artificiale, pritet të jenë: Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis, Ivana Stankoviq, këshilltare në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe koordinatorja e grupit të punës për Strategji Nacionale për Inteligjencë Artificiale, Ilia Mitrov, inxhinier softueri dhe praktikant i certifikuar në sferën e inteligjencës artificiale, trajnues në Akademinë zyrtare për Inteligjencë Artificiale në Edukimi Semos, Marko Serafimovski, menaxher për zhvillim internacional në Edukimi Semos, Kristian Gjorevski, asistent profesor për inteligjencë artificiale dhe mësim makinerik në Fakultetin e Elektronikës dhe Teknologjive të Informacionit – FETI dhe drejtor ekzekutiv i Aidea Lab.

Ngjarja do të emetohet drejtpërdrejtë përmes mjetit Facebook Live në profilin e Fejsbukut të rrjetit ICEDA, ndërsa do të organizohet në kuadër të projektit “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, e bashkëfinancuar nga BE-ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close