MaqedoniTopLajm

Shilegov: Qytetarët do të munden falas të hudhin mbeturina në Drislla

Kandidati i LSDM-së për kryetar komune të Shkupit Petre Shilegov sot paralajmëroi se qytetarët do të munden falas t’i hudhin mbeturinat në deponinë Drislla, e cila pastaj  do t’i përpunojë dhe do të prodhojë  materiale ndërtimore.

“Drislla kohëve të fundit  mori një investim të madh me të cilin e zgjidhëm njërin nga problemet më të mëdha, deponitë e egra nga  mbeturinat ndërtimore të cilat për fat të keq i krijojnë qytetarët e pakujdesshëm. Drislla tashmë filloi me trajtimin e përpunimit të mbeturinave nga mbetjet inerte, gjegjësisht atë që e shohim në rrethinën e qytetit tonë. Ashtu, në vend se të paguhet për deponim të mbeturinave të cilat tani i motivon disa nga qytetarët ato t’i hedhin në  deponi të egra, dhe ta ndotin natyrën, atë do të mund ta bëjnë falas në deponi  e cila pastaj do t’i përpunojë këto mbeturina dhe do të prodhojë materiale ndërtimore”, tha Shilegov në konferenën e sotme për shtyp.

Në Drislla theksoi ai, punohet në mënyrë ligjore,  nuk digjen mbeturinat e rrezikshme  dhe me këtë qytetarët më nuk janë në rrezik.

Për një vit e gjysmë, siç potencoi, kanë arritur të furnizojnë sterilizues të ri për trajtim të mbeturinave mjekësore nga marka e njohur italiane CISA, sistem inovativ tërësisht i automatizuar me teknologji dhe cilësi të lartë.

Pas 10 viteve, thotë ai, kompletisht janë hapur edhe  kanalet kulluese rreth tërë deponisë. Për matje të rregullt të ajrit ambiental me azhurnim automatik të të dhënave në çdo minutë. Është vendosur edhe softuer i ri për digjitalizim të proceseve afariste dhe të proceseve për trajtim të mbetjeve  të deponisë sipas standardeve evropiane. Është vendosur  sistem i ri për video kontroll me të cilin gjithë sipërfaqja  e deponisë  kompletisht është e mbuluar me kamera.

I pyetur se çka do të bëhet me të punësuarit e përkohshëm në ndërmarrjet publike të Shkupit, Shilegov tha se duhet ta zgjidhin statusin e këtyre personave dhe t’u japin  vendime për marrëdhënie të përhershme në punë,  si dhe pas zgjedhjeve  t’u rritet paga.

Related Articles

Back to top button
Close
Close