
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, me vende-vende karrexhata të lagura. Shikueshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës në kalimet malore Gjavato dhe Preseka.
– Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, është e mundur të paraqiten rëshqitje të vogla gurësh, të cilat pastrohen rregullisht – njoftoi mbrëmjen e sotme ndërmarrja Makedonijapat, duke apeluar për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë.



