LajmeMaqedoniSport

Shëndrit Zaimi, mesfushori i cili po shkëlqen me bluzën e KF Pirok

Ekipi drejtues i KF Pirok, nga Piroku duket që po ia del me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm të ngrit klubin çdo ditë e më shumë duke sjellur lojtar të cilët po japin shpresë. Sonte ky klub ka prezantuar mesfushorin Shëndrit Zaimin i cili vjen me një super energji duke bërë që klubi të ecë më shpejtë drejtë majave që po synon, shkruan Top24

GATI PËR SFIDAT E RRADHËS
Shëndrit Zaimi është një ndër lojtarët i cili gjatë periudhës përgatitore të K.F. Pirok po tregon cilësi të jashtëzakonshme dhe dëshirë të madhe që të ngritë rendimentin e tij në lojë gjë të cilën është duke e arritur. Ai gjatë këtyre ndeshjeve ka qenë protagonist i tre golave dhe dy asisteve, ndërsa ka treguar edhe cilësitë e tija në dirigjjmin e lojës.
Për faqen oficiale të klubit Shëndrit Zaimi u shpreh:
“ Jam shumë i kënaqur që ne si ekip e kemi nisur fazën përgatitore shumë herët, gati në të njejtën kohë me ekipet që garojnë në Ligën e Parë. Kemi ekip cilësorë me lojtarë me përvojë dhe lojtarë të rinj që na u bashkuan nga Shkolla e Futbollit të Klubit, e që gjatë këtyre ndeshjeve kontrolluese kanë treguar që do të jenë shtylla e klubit në të ardhmen. Gjithashtu edhe prurjet e reja në ekip kanë sjellur freski, cilësi dhe konkurencë që është gjë e mirë.
Stafi teknik ka bërë planifikime për këtë fazë të cilët janë shumë intenzive por që do të ndihmojnë shumë ekipin. Kemi shumë loja kontrolluese, shumë stërvitje dhe besojmë që gjatë stinkrit pranverorë jo vetëm që do ta atakojmë kreun e tabelës por edhe do të kualifikohemi në ligën e tretë.” – u shpreh Shëndrit Zaimi.
Këtë fundjavë K.F. Pirok do të përballet me KF Gradec në një ndeshje kontrolluese ku edhe njëherë Shëndriti me të gjithë lojtarët tjerë do të kenë mundësinë që të vashdojnë ecurinë fantastike të rezultateve.
Përndryshe ndeshja kundër K.F. Gradec do të luhet në stadiumin në fshatin Gradec me fillim në ora 13:00.

Related Articles

Back to top button
Close
Close