LajmeMaqedoniTopLajm

Shekerinska: Po shqyrtohen mundësitë për trajnime të kuadrit tonë për mbrojtje civile dhe shpëtim

Shkup, 21 shtator – Fuqishëm jemi të bindur në përfitimin të cilin edhe Armata jonë dhe Garda Kombëtare në Uermont e kanë nga bashkëpunimin intensiv i ndërsjellë i jashtëzakonshëm. Pas realizimit të suksesshëm të shumë ushtrimeve të përbashkëta me padurim presim që t’iu dëshirojmë mirëseardhje pjesëtarëve të Gardës Kombëtare në Uermont, në ushtrimin e ardhshëm “Përgjigje e shpejtë 22”, që përqendrohet në njësitet ajrore, ka theksuar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, gjatë vizitës në bazën ajrore të gardës nacionale në Uermont.

Në bazë, njoftuan sot nga MM, ministrja Shekerinska ishte njoftuar me kapacitetet e njësiteve dhe të Qendrës së Bashkuar Operative, me çka ishte konfirmuar angazhimi i ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm shumëvjeçar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Uermontit.

Në kontekst të ngjarjeve që ndodhën para pak kohe me zjarret në vendin tonë, thuhet në kumtesë, me rëndësi të madhe ishte vizita e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Qendrën Operative për raste urgjente në Uermont, ku ishin shkëmbyer informacione sa i përket mënyrës së përballjes me katastrofat natyrore dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në këtë domen.

“Një nga çështjet kyçe është si të zhvillojmë kapacitete të armatës të cilat në mënyrë efikase dhe të thjeshtë do të mund të përfshihen në përpjekjet e institucioneve civile në përballjen me fatkeqësitë natyrore. Ndryshimet klimatike efektet e të cilëve i ndjejmë edhe sot kërkojnë organizimin e sistemit i cili është i gatshëm për koordinim të shpejtë dhe angazhim të shpejtë në teren. Me të vërtetë ju jemi mirënjohës për ndarjen e përvojave tuaja në përballjen me zjarret pyjore”, ka theksuar ministrja Shekerinska gjatë vizitës në Qendrën Operuese.

Siç është paralajmëruar, sot Shekerinska do të ketë takim me zëvendësguvernatoren e Uermonit, Moli Grej, ndërsa do ta vizitojë edhe poligonin për planifikim dhe operacione.

Related Articles

Back to top button
Close
Close