
Shefik Duraku
Rasti Grubi është dëshmia më e mirë se ky shtet vuan nga rigjiditeti kognitiv narcisoid i shoqëruar edhe me defensivitet të fortë psikologjik!!?
Kur bëhet fjalë për vendim të sjellur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fakti që një anëtar e ka nënshkruar vendimin(si kryesues është obligim ligjorë) ose aktin si kryesues i mbledhjes nuk do të thotë vetvetiu se ai është autor individual i vendimit.
Ligji për Qeverinë parashikon se Qeveria vendos si organ, ndërsa vendimet merren me votim të anëtarëve të Qeverisë; pra kompetenca vendimmarrëse i përket Qeverisë si tërësi (burimi:Vlada.mk)
Nuk kam qëllim të arsyetoj askënd,aq më pak Artan Grubin,sepse fundja as që ka nevojë për mbrojtje sepse ai vet është një jutist i mirë,por në rastin konkret as që duhet të jesh jurist për të kuptuar një gjë kaq të thjeshtë që është parim bazë i së drejtës
-vendimi është vendim i Qeverisë, jo vendim personal i kryesuesit në këtë rast i Artan Grubit
-një person vetëm që e ka nënshkruar si kryesues i mbledhjes dhe më vonë gjykata ta ngarkon vetëm atë person me përgjegjësi është skandaloze dhe kjo çështje flet për gjendjen e pushtetit gjyqësorë.
Rasti Grubi do të bëhet një çështje shumë serioze sepse po i atribuohet personit përgjegjësia për një akt që juridikisht i përket organit kolektiv?
Kjo është ndryshe nga rasti kur ai person, përveç kryesimit, ka bërë edhe një veprim individual të kundërligjshëm,sepse rregullat e procedurës administrative e trajtojnë shprehimisht vendimmarrjen nga organet kolegjiale:
-ligjërisht proçesverbali i asaj mbledhje duhet të pasqyrojë përbërjen, çështjen, atë që është vendosur dhe opinionet e ndryshme nëse ka pasur dhe përfundimi ose vendimi i sjellur për çështjen regjistrohet në procesverbalin e Qeverisë që e vërteton përgjegjësinë kolektive dhe jo të kundërtën siç pretendohet.
Pra, nënshkrimi nuk është domosdoshmërisht “autorizim personal”
Kjo është pika që duhet shikuar me shumë kujdes prokurori i lëndës,trupi gjykues dhe gjykatësi që duhet të marrë vendimin.
Në një sistem vërtetë të mirfilltë për rastin konkret as që duheshte të ngritet aktakuzë me një arsyetim të thjeshtë ,,autorë i vendimeve kolektive është organi jo personi ose anëtari si individ”
Nënshkrimi në cilësinë e kryesuesit mund të jetë një veprim procedural/formal për të vërtetuar aktin e organit, dhe jo shprehje se nënshkruesi personalisht e ka marrë vendimin.
Nëse, për shembull, vendimi thotë:
Qeveria mori vendim për çështjen X …..
-atëherë autori juridik i vendimit është Qeveria, jo kryesuesi personalisht.
Kushtetuta gjithashtu e përcakton Qeverinë si bartëse të pushtetit ekzekutiv dhe thotë se Qeveria dhe secili prej anëtarëve të saj janë përgjegjës para Kuvendit.
Si do të jet vendimi në rast të dënimit të ztr.Grubit?
P. SH
“Artan Grubi është përgjegjës sepse Qeveria mori këtë vendim dhe ai e nënshkroi.” – mos boni hajgare se lat nam duke dashur ti shëndrroni gjykatat në instrument për të shëruar frustracionet politike
Pamvarsisht epilogut të rastit në fjalë, që në fillim të gjithë e kanë të qartë se kjo është hakmarrje politike për çështje krejtësisht tjera që skan të bëjnë aspak me lëndën dhe aktakuzën që i ngarkohet Artan Grubit.
Përfundimi sigurisht është ndjesia dhe përceptimi se ky sistem juridik vuan nga rigjiditeti kognitiv narcisoid i shoqëruar edhe me defensivitet të fortë psikologjik.



