BotaLajme

Shefi i NATO-s mohon tërheqjen e hershme ushtarake nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se aleanca ushtarake do të largohet nga Afganistani vetëm kur të lejojnë kushtet e sigurisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, NATO ka pak më pak se 10,000 trupa në vendin e shkatërruar nga lufta duke ndihmuar në trajnimin dhe këshillimin e forcave afgane të sigurisë.

Shumica e tyre nuk janë forca amerikane, por aleatët nuk mund të vazhdonin operacionin e NATO-s nëse tërhiqen transporti amerikan, logjistika dhe mbështetja tjetër.

Ndërkohë thuhet se presidenti Joe Biden po rishikon marrëveshjen e paraardhësit të tij në vitin 2020 me talibanët, i cili përfshin një afat të 1 majit për tërheqjen përfundimtare të trupave amerikane.

Në anën tjetër, në Uashington, po shtohen thirrjet që SHBA të shtyjë daljen përfundimtare ose të rinegociojë marrëveshjen për të lejuar praninë e një force amerikane më të vogël, të bazuar në inteligjencë.

“Prania jonë në Afganistan është e bazuar në kushte, dhe talibanët duhet të përmbushin angazhimet e tyre”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve pasi kryesoi një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, përfshirë Sekretarin e ri të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin.

“Ne do të largohemi vetëm kur të jetë koha e duhur dhe fokusi tani është se si mund t’i mbështesim bisedimet e paqes”, tha ai, duke iu referuar negociatave me lëvizje të ngadaltë midis talibanëve dhe qeverisë së Kabulit, të cilat filluan vitin e kaluar në Katar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close