BotaLajme

SHBA riafirmon mbështetjen për tibetianët pas vetëflijimit të një aktivisti në Nju Jork

Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikonfirmuar mbështetjen për të drejtat e tibetianëve dhe ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe fesë së tyre, pasi një aktivist tibetian humbi jetën duke i vënë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në Nju Jork.

Sipas aktivistëve tibetianë, viktima ishte Lobga Rangzen, i cili kreu aktin në shenjë proteste kundër sundimit kinez në Tibet dhe bëri thirrje për pavarësi dhe unitet të tibetianëve.

Në reagimin e saj, SHBA i kërkoi sërish Kinës të rikthehet në dialog pa kushte me Dalai Lamën dhe përfaqësuesit tibetianë, me synimin për arritjen e një autonomie kuptimplote për Tibetin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Kina përsëriti se Tibeti është pjesë e pandashme e territorit të saj dhe akuzoi vendet e tjera për ndërhyrje në çështjet e brendshme. Pekini e konsideron Dalai Lamën separatist dhe këmbëngul se ka të drejtën të miratojë pasardhësin e tij.

Sipas organizatës International Campaign for Tibet, që nga viti 2009 janë regjistruar 159 raste vetëflijimi nga tibetianët në shenjë proteste kundër politikave të Kinës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close