BotaLajme

SHBA porosit akullthyes nga Finlanda për të forcuar praninë në Arktik

Ndërsa Donald Trump insistonte se SHBA-të duhet të zotërojnë Grenlandën, fokusi i tij në Arktik çoi në porosinë e akullthyesve të rinj nga Finlanda, lider botëror në këtë fushë. Modeli i anijes dhe testimet në laboratorin Aker Arctic Technology në Helsinki sigurojnë forcë strukturore dhe formë optimale për të thyer akullin.

Finlanda ka projektuar 80% të akullthyesve në funksion dhe i mbulon të gjitha portet dimërore, duke e bërë këtë eksperiencë të domosdoshme për SHBA-në. Trump njoftoi porosinë e katër akullthyesve finlandezë dhe ndërtimin e shtatë të tjerëve në SHBA, duke përdorur dizajnin finlandez, për t’u përballur me rritjen e aktiviteteve ruse dhe kineze në Arktik.

Porositë filluan në dhjetor 2025; dy anije do ndërtohen në Finlandë dhe katër në Luiziana, me dorëzimin e parë në vitin 2028. SHBA aktualisht ka vetëm tre akullthyes në shërbim, ndërsa Rusia dhe Kina kanë më shumë, duke rritur rëndësinë strategjike të flotës amerikane në Arktik

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close