BotaLajme

ShBA kërkon ta sfidojë Rusisë për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar me Rusinë rreth grumbullimit të trupave të saj pranë kufirit me Ukrainën.

Ambasadorja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha se ShBA-ja kishte kërkuar që një seancë publike të zhvillohej të hënën, meqë deri më tani këshilli 15 anëtarësh nuk është mbledhur për të diskutuar përshkallëzimin e krizës  në Ukrainëm.

Sipas saj, takimi kërkohet pas disa javësh konsultimesh të ngushta me Ukrainën dhe partnerët në Këshillin e Sigurimit dhe pasi më shumë se 100 mijë trupa ruse janë vendosur në kufirin ukrainas dhe se Rusia po angazhohet në akte të tjera destabilizuese që synojnë Ukrainën.

Thomas-Greenfield u bëri thirrje anëtarëve të këshillit që të shqyrtojnë plotësisht faktet dhe të marrin në konsideratë se çfarë është në rrezik për Ukrainën, për Rusinë, për Evropën dhe për detyrimet dhe parimet thelbësore të ligjit ndërkombëtar nëse Rusia pushton Ukrainën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close