BotaLajmeTopLajm

SHBA-ja u bën thirrje qytetarëve që të largohen menjëherë nga Irani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen menjëherë nga Irani për shkak të rreziqeve serioze të sigurisë, terrorizmit, trazirave, rrëmbimeve dhe arrestimeve të qytetarëve amerikanë.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se shtetasit amerikanë në Iran përballen me “rrezik të lartë të ndalimit të paligjshëm, paraburgimit afatgjatë, torturës dhe në disa raste edhe me dënim me vdekje”.

Gjithashtu theksohet se qytetarët duhet ta organizojnë vetë largimin nga Irani, pasi administrata amerikane nuk mund t’u ndihmojë për shkak se SHBA nuk ka ambasadë në Teheran.

Paralajmërimi është lëshuar në një moment kur SHBA dhe Irani janë në negociata lidhur me programin bërthamor të Teheranit. Megjithatë, edhe për bisedimet në Oman ka informacione të ndryshme.

Deri më tani, vetëm Ministria e Punëve të Jashtme e Omanit ka njoftuar se ministri Said Badr Albusaidi ka zhvilluar takime të ndara me delegacionet iraniane dhe amerikane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close