BotaLajme

SHBA-ja nis operacionin “Economic Outcast” për të ndëprerë “linjat jetike” financiare të Iranit

SHBA-ja nisi të hënën operacionin “Economic Outcast”, një fushatë gjithëpërfshirëse që synon izolimin e plotë të Iranit nga sistemi financiar global, njoftoi Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

 

“Objektivi ynë është të ndërpresim çdo linjë ekonomike të mbijetesës që mban në këmbë këtë regjim tiranik, derisa Teherani të mbetet i vetëm”, u tha Bessent gazetarëve.

 

Me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, sanksionet “e paprecedenta” synojnë “linjat më jetike të mbijetesës” të Iranit, përfshirë aviacionin, transportin detar, arin, teknologjinë dhe asetet digjitale, tha ai.

 

Bessent paralajmëroi se çdo entitet që lehtëson pastrimin e parave për Teheranin do të përjashtohet përgjithmonë nga sistemi i dollarit amerikan.

 

“Pres që deri në fund të kësaj jave të shihni një njoftim të madh për vendosjen e sanksioneve ndaj një institucioni financiar”, tha ai më tej, pa dhënë detaje.

 

Fushata, të cilën Bessent e cilësoi si “Ditë D ekonomike”, vjen pas pretendimeve të administratës se infrastruktura ushtarake dhe bërthamore e Iranit është çmontuar.

 

Trump së fundmi pretendoi se Teherani po përballet me inflacion prej 350 për qind dhe se nuk mund t’i paguajë më forcat e sigurisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close