BotaLajme

SHBA-Iran, sulme të ashpra. Amerikanët hakmerren për ushtarët e vrarë, Teherani: S’ka më marrëveshje

Shtetet e Bashkuara nisën një valë tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit të shtunën në mbrëmje, duke goditur objektet e tij të mbikëqyrjes bregdetare dhe mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarë të ushtrisë amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së, Centcom, njoftoi se forcat amerikane goditën me sukses kapacitetet ushtarake të Iranit, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportuan se ishte goditur ishulli Qeshm në Ngushticën e Hormuzit.

Centcom njoftoi gjithashtu se kishte në shënjestër Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, të cilën e fajëson për sulmin që vrau dy ushtarë amerikanë në Jordani të premten. Një tjetër pjesëtar i forcave amerikane vazhdon të rezultojë i zhdukur.

Në përgjigje të sulmeve të fundit, ushtria iraniane deklaroi se kreu sulme me dronë ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Kuvajt, sipas mediave shtetërore.

SHBA-ja dhe Irani kanë shtuar ndjeshëm sulmet kundër njëri-tjetrit gjatë ditëve të fundit, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për goditje ndaj infrastrukturës kritike.

Zyrtarë të Iranit akuzuan Uashingtonin se nuk i qëndroi besnik marrëveshjes së arritur disa javë më parë dhe se tashmë ajo ishte një kapitull i mbyllur, ndërsa reagoi edhe Trump duke thënë se nuk i bënte përshtypje asgjë nga ato që thonë iranianët dhe se sulmet do të vazhdojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close