BotaTopLajm

SHBA, demokratët thirrje Facebook-ut të pengojë më shpejtë postimet islamofobike

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së i bënë thirrje drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg që të ndalojë përmbajtjet kundër muslimanëve përpara se ato të mbërrijnë gjerësisht tek përdoruesit.

Në një letër deputetët mbrojtën idenë e tyre se Facebook vepron ngadalë për heqjen e përmbajtjeve kundër muslimanëve nga platforma dhe kërkuan gjetjen e një zgjidhjeje për këtë situatë.

Në letrën me nënshkrimet e 30 deputetëve demokratë thuhet se “Facebook mburret se pengon në kohë 99 për qind përmbajtjet lidhur me pornografinë e fëmijëve dhe dhunën e ekstremizmit. Platforma duhet të tregojë të njëjtën performancë edhe për retorikat me përmbajtje të urrejtjes kundër muslimanëve ose kundër një grupi etnik ose fetar”.

Më tej në letër theksohet se platforma po përdoret me qëllim të keq nga grupet kundër muslimanëve, për shkak se Facebook ka dështuar të pengojë përmbajtjet në fjalë para se ato të mbërrijnë në masa të gjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close