LajmeMaqedoniTopLajm

Shaqiri nga Shqipëria : Kemi filluar procedurat, do t’u japim shansin e njëjtë edhe fëmijëve nga Maqedonia e Veriut

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot mori pjesë në promovimin e Abetares së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shaqiri gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka nisur procedurat dhe se shumë shpejtë e njëjta do të inkorporohet edhe në sistemin arsimorë në vendin tonë.

“Abetarja që sot promovohet mes Shqipërisë dhe Kosovës po ashtu konfirmon nevojën e hapësirave dhe shteteve tjera ku ka shqiptarë që të vijojnë me procesin e futjes në përdorim po të kësaj Abetareje për nxënësit shqiptarë kudo që janë. Dua të ndaj me ju që kemi filluar procedurat në vendin tonë dhe jam i bindur që në periudhën në vijim edhe ne do të përdorim po këtë abetare duke iu dhënë shansin e njëjtë edhe fëmijëve tanë që të mësojnë nga po i njëjti ky libër”, tha mes tjerash Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close