LajmeRajonTopLajm

Shala thotë se ka eksploduar një kazan në Termocentralin Kosova A, flasin nga KEK-u

Deputeti i PDK-së Ferat Shala,  përmes një postimi në Facebook  se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar ai në Facebook derisa ka publikuar edhe një video të shpërthimit.

Skënder Bucolli, nga KEK për mediat ka mohuar se ka pasur eksplodim në pjesën që po raportohet, porse tha se ka pasur një djegie jashtë saj, që pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.

Sipas tij dëmet janë të vogla dhe të riparueshme.

Lidhur me rastin portali rtv21.tv i ka shkruar policisë edhe është në pritje të përgjigjes./21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close