
Zëvendësministri i Armatës së Maqedonisë së Veriut, i është përgjigjut akuzave të sekretarit organizativ të BDI-së, Nebi Rexhepi duke theksuar se BDI nuk arrinë të bëj dallimin mes një mehanizmi dhe një ligji. Shabani më tej shton se ligji për përfaqësim të drejtë garanton se një punësim apo një plan punësimi do të kaloj përmes ministrisë për administratë dhe ky plan nuk do të kaloj nëse nuk do të jetë në përputhje me ligjin, shkruan Top24
Shabani më tej theksoi se mehanizmi i balansuesit nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një mjet për përgaditjen e planeve për punësime në institucionet e ndryshme ndërsai njejti nuk kishte asnjë mekanizëm garantues se ai vend pune do të jetë për shqiptarë ashtu siç është paraparë në sistematizim.



