
Zëvendësministri i mbrojtjes, Admir Shabani ka vazhduar të pres në takim përfaqësuesit diplomatik në vend me të cilët po e afirmon rolin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Shabani gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim të dytë Zëvendës Ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj.Elizabeth Dahlberg Frisk, me të cilën diskutuan për shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e kapaciteteve dhe intensifikimin e kontakteve në nivel institucional, shkruan Top24
Shabani po ashtu zëvendësamabasasores Elizabeth Dahlberg Frisk i foli edhe për përshtypjen nga vizita zyrtare në në Suedi, përfshirë vizitën në Ekspozitën Ushtarake në Stockholm, si dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të lartë të industrisë së mbrojtjes dhe institucioneve shtetërore suedeze.



