
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi ka kujtuar pesë vjetorin e aksidentit të Llaskarcës ku humbën jetën gjithësej 16 persona ndërsa dy nga viktimat ishin nga komuna e Vrapçishtit, shkruan Top24
Sot 5 vite (13.02.2019) nga tragjedia që ndodhi në f.Llaskarcë, ku humbën jetën 16 njerëz, dy persona të cilët ndërruan jetë ishin nga Komuna e Vrapçishtit.
Lusim Zotin e plotfuqishëm që ti mëshiroj të gjithë ata të cilët ndërruan jetë nga kjo tragjedi, ndërsa familjarëve të ju jep durim.



