
Zëvendësministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Admir Shabani sot ishte pjesë e promovimit të automjeteve të reja të blinduara të tipir automjeteve të blinduara JLTV dhe STRYKER në kazermën “Strasho Punxhur” në Petrovec me çka modernizohet armata jonë konform kushteve të NATO-s, shkruan Top24
“Ky projekt realizohet në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes marrëveshjeve Qeveri-me-Qeveri, që përfshijnë furnizimin me automjete të tipit JLTV dhe STRYKER, duke rritur mobilitetin, gatishmërinë dhe efikasitetin operacional të Armatës. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Kryeministri Hristijan Mickoski, Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, Zëvendësambasadorja e SHBA-së Nicole Vranes, përfaqësues të lartë të ushtrisë, si dhe partnerët tanë strategjikë ” shkruan zëvendësministri Admir Shabani.
Shabani më tej shton se “Investimet në mbrojtje dhe modernizimi i ushtrisë mbeten prioritet, me qëllim ndërtimin e kapaciteteve më të avancuara dhe një ushtrie profesionale në përputhje me standardet e aleatëve tanë.”



