
Zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës do të mbahen sërish, pas ankesës së Kryetarit të koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Kamberi, i cili është shprehur se Gjykata Administrative ka vendosur në favor të tyre.
“Gjykata administrative ka aprovuar ankesën tonë”, është shprehur Kamberi për rtv21.tv.
Kjo do të jetë hera e katërt që do të mbahen zgjedhjet në këtë komunë të Preshevës.



