
Ish -kryeministri italian Silvio Berlusconi u dërgua përsëri në spital vetëm një vit pas infektimit me koronavirus, konfirmoi një zëdhënës i partisë së tij Forza Italia.
84-vjeçari mbahet në klinikën San Raffaele në Milano që prej ditës së djeshme. Sipas raporteve të mediave, qëndrimi është për qëllim të një ekzaminimi rutinë pas infeksionit me koronavirus të Berluskonit.
Berlusconi e kontraktoi virusin në shtator të vitit të kaluar. Që atëherë, kreu i Forza Italia, i cili është pjesë e qeverisë aktuale të Kryeministrit Mario Draghi, është shtruar disa herë në spital.
Berlusconi ishte katër herë kryeministër italian midis viteve 1994 dhe 2011



