
Boksieri kumanovar Anuar Imeri është shpallur fitues pa zhvilluar ndeshjen e planifikuar, pasi kundërshtari i tij, kampioni serb Nikola Ilić, u tërhoq nga përballja e paraparë.
Kampioni Anuar Imeri kishte udhëtuar rreth 400 kilometra drejt qytetit të Loznica të Serbisë, ku pritej të përballej me një nga boksierët më të dalluar të Serbisë në kategorinë e tij, me disa rezultate të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë medaljen e bronztë në Kampionatin Europian U-15 në Budva (2025), medaljen e artë në turnirin “Olimpijske nade” në Subotica (2026), si dhe fitoren në turneun “Trofej Podgorice” në Podgorica (2025).
Por atij nuk i’a mbajti të dal në ring me Anuarin, përkundër pritshmërive për një duel të fortë, përballja nuk u zhvillua dhe fitorja i takoi automatikisht boksierit shqiptar, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të tërheqjes së boksierit serb. Ky zhvillim përbën një tjetër hap pozitiv për Anuar Imerin, i cili po vazhdon të konsolidohet si një emër premtues në skenën e boksit.



