
Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar se duhet të ndërpres marrëdhëniet me Federatën Ruse.
Së fundi, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me homologun rus, Sergey Lavrov në New York.
Kështu njofton përmes rrjeteve sociale ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në platformën X (ish-Twitter), por nuk ka dhënë detaje rreth takimit, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se vitin e kaluar, pikërisht në një prej zyrave të OKB-së, Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.



