LajmeRajonTopLajm

Serbia e njeh Kosovën si shtet

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, ka thënë se sot kishte një letër në tyezën e takimit në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën thotë se deri më tani asnjëherë nuk kanë marrë një letër “më të keqe që nga fillimi i negociatave me Prishtinën”, njofton Insajderi.

Ai tha se kishte 16 pika në letër, ndër të cilat nënkuptohej njohje e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se ekziston një presion i madh ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që nga fillimi i negociatave me Prishtinën. Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptonin njohjen reciproke”, tha Ministri, raporton “Blic.rs”, transmeton Insajderi.

Ai tutje u shpreh se presidenti Vuçiq po lufton dhe se do të luftojë deri në fund, sepse “dorëzimi nuk është një opsion”.

“Ne kemi ardhur me idenë për të biseduar në lidhje me ngritjen e ekonomisë së të gjithë rajonit, për të investuar 3-4 milionë euro në infrastrukturë, bujqësi, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe pastaj kemi një pikë në lidhje me njohjen reciproke”, tha Mali derisa iu drejtuar gazetarëve gjatë një pause në bisedimet në Uashington.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbërritën sot në Shtëpinë e Bardhë, ku filluan bisedimet dy-ditore midis dy shteteve.

Pritësit e takimit në Shtëpinë e Bardhë janë i dërguari special i presidentit amerikan për negociatat Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Robert O’Brien. /Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close