LajmeMaqedoniTopLajm

Në shtator mund të vijë deri te përkeqësim i pandemisë, Filipçe: Kemi plan për masa restriktive të targetuara

Varësisht gjendjes epidemiologjike, në mënyrë lokale sipas planit paraprak dhe target të Ministrisë së shëndetësisë, do të vendosen masa restriktive në periudhën vjeshtë-dimër, paralajmëroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

-A planifikohet vendosje eventuale e masave restriktive në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit, në formë lokale?

-Kemi plan të tillë dhe ato masa janë targetuar dhe lokale. Në ndonjë komunë, vendbanim, subjekt ekonomik, kompani etj.. Nëse vlerësohet se ka nevojë që të intervenohet për uljen e vendeve të punës në objektet hotelierike ose për mbylljen e disa fabrikave më të mëdha, kemi plan të përgatitur,- theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Tani për tani këto masa të targetuara janë të mjaftueshme për Ministrinë e shëndetësisë. Me fillimin e muajit shtator rritet edhe faktorët e rrezikut për përkeqësim të epidemiologjisë.

-Mund të ketë presion më të madh në repartet infektive, atje ku tani shërohen pacientët edhe nga gripi sezonal dhe kovid. Më duhet të theksoj se masat preventive , maskë, distancë mbrojnë nga të gjitha sëmundjet prej të cilave mund të mbrohemi në atë mënyrë,-deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Por si të njohim se a bëhet fjalë për korona virus apo grip sezonal?

-Duhet të konsultohet mjeku amë ose për fëmijët pediatri amë. Mjekët kanë përvojë si manifestohet kjo sëmundje e shkaktuar nga Kovid-19,- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Pushimi i vazhduar për lindje pas hapjes së çerdheve përfundon, kështu që të gjithë prindërit duhet të kthehen në punë.Fëmijët që do të shkojnë në çerdhe nuk do të mbajnë maska mbrojtëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close