LajmeMaqedoniTopLajm

Sëmuret Mickoski, anulon paraqitjen e tij

Mbi 200 kompani dhe të paktën 300 pjesëmarrës do të jenë pjesë e forumit të sotëm të biznesit maqedono-serb, i cili do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Shërbimi për media i Qeverisë njoftoi këtë mëngjes se, për arsye shëndetësore, anulohet pjesëmarrja dhe fjalimi i kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski.

Para mbajtjes së forumit, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilkovik, dhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Serbisë dhe ministre e ekonomisë, Adrijana Mesaroviq, do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi.

Stoilkovik dhe Mesaroviq dje i vizituan kompaninë “Pekabesko” dhe kantinën e verës “Kamnik”, dhe në deklaratat për media vlerësuan se potenciali për bashkëpunim mes dy shteteve është i madh, sidomos në fushën e industrisë ushqimore. Tendenca, siç theksuan ata, është që shkëmbimi të rritet.

Këtë vit, të dy vendet shënojnë rritje në shkëmbimin tregtar, por potencialet janë shumë më të mëdha sesa ajo që realizohet aktualisht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close