LajmeMaqedoniTopLajm

Selami shpallet “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale (UPF)

Abdul Selam Selami, bartës i listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit nga koalicioni AKI, është nderuar me titullin prestigjioz “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale (UPF).

Në një reagim publik, Selami u shpreh se ky çmim është një privilegj i madh për të, por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Ai theksoi se vlerësimi nuk është vetëm personal, por përfaqëson çdo qytetar të Shkupit dhe më gjerë.

“Ky çmim për mua është një thirrje për të forcuar edhe më shumë ndërtimin e urave të mirëkuptimit, paqes, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve,” tha Selami.

Ai falënderoi Federatën e Paqes Universale për këtë vlerësim dhe shtoi se shpreson që ky rrugëtim të shërbejë si frymëzim për të gjithë ata që besojnë se paqja fillon nga secili prej nesh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close