
Ziadin Sela sot në Shkup ka takuar koordinatorët e Zonës 1 dhe Zonës 2 dhe përfaqësues të partisë nga këto zona, me qëllim koordinimin e përgaditjeve në vigjilje të Kongresit të rregullt të partisë i cili pritet të mbahet së shpejti shkruan,Top24
Takim kordinues rreth Kongresit të Aleancës për Shqiptarët me Këshillin Organizativ të Zonës 1 dhe 2.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka takuar sonte kordinatorë të nëndegëve dhe degëve të Zonës 1 dhe 2, si dhe përfaqësues të partisë nga kjo zonë, me qëllim koordinimin e përgaditjeve në vigjilje të Kongresit të rregullt të partisë.
Në takim u njoftua për zhvillimet e deritanishme, rikonsolidimin e strukturave lokale dhe aktivitetet e tjera.
Subjekti ynë politik gjatë periudhës së kaluar ka dëshmuar se është mburojë e shqiptarëve dhe kauzës kombëtare, ndërsa kjo rezistencë e ka bërë subjektin tonë një kështjellë të pathyeshme dhe të besueshme për shqiptarët në RMV.



