LajmeMaqedoniTopLajm

Sela përkujton Almirin: Sot 4 vjet s’ka drejtësi

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka përkujtuar vogëlushin Almir Aliu nga Kumanova i cili para 4 vitesh humbi jetën nga një goditje me veturë, nga sulmuesi Boban Iliq.

Sela këtë veprim e cilëson si vrasje, pasi sipas tij këtë e dëshmojnë të gjitha provat.

“Sot mbushen 4 vite që kur Almir Aliu u vra, dhe them u vra sepse këtë e dëshmojnë të gjitha provat për veprën penale të kryer nga Boban Iliq, të cilin drejtësia e vendit tonë me çdo kusht e liroi madje edhe atë pak dënim që kishte ia uli në vetëm 4 vite burg! Sot mbushen 4 vite dhimbje për familjen e Almirit të cilët asnjëherë nuk gjetën drejtësinë, 4 vite prej kur shqiptarët u vërtetuan se drejtësia në Maqedoninë e Veriut nuk ka vend sepse kështu deshi pushteti i deritanishëm. Kemi kërkuar dhe nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi për Almirin, deri sa fajtori për vdekjen e tij të merr dënimin e merituar. Do të përkushtohemi maksimalisht deri sa nuk kthehet drejtësia në vend dhe deri sa sistemi jonë i drejtësisë nuk reformohet plotësisht”, ka shkruar Sela.

Sela mbetet me shpresë se nesër do të vijë drejtësia për familjen Aliu dhe sulmuesi do ta marrë dënimin e duhur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close