
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar jetën dhe veprën e presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij duke theksuar se Ishte zëri i vërtetë dhe i fuqishëm i një populli që kërkonte lirinë, që arriti të jehojë edhe në zyrat më të rëndësishme vendimmarëse në botë, shkuan Top24
19 vjet në kujtim të Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova
Ishte zëri i vërtetë dhe i fuqishëm i një populli që kërkonte lirinë, që arriti të jehojë edhe në zyrat më të rëndësishme vendimmarëse në botë. Presidenti Rugova me urtësinë e tij, aftësitë e një diplomati të pashoq, arriti të ndërkombëtarizojë kauzën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve që kishin jetuar nën ish Jugosllavi.
Me rezistencën paqësore, punën e vazhdueshme dhe pjekurinë politike fitoi vëmendjen dhe mbështetjen e fuqive botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve europiane, duke i bërë ata aleat të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar.
Dr.Ibrahim Rugova do të kujtohet përjetësisht si një shembull i rrallë i vetëdijes së lartë kombëtare, patriotizmit, politikanit modern, filozofit e liderit që diti të udhëheq popullin në momentet më të vështira. Ai arriti të krijojë institucione kur regjimi i mbyllte ata me dhunë, mbajti gjallë frymën e unitetit dhe përgaditi kombin për çdo moment që do pasonte më pas deri në çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës.



