LajmeMaqedoni

Komuna e Çairit për incidentin me thika: Ngjarja nuk ka ndodhur në territorin e komunës tonë, apelojmë për raportim të saktë

Komuna e Çairit në një njoftim për media ka shprehur keqardhje të thellë për incidentin në të cilin është lënduar rëndë një i mitur dhe shpreson në shërimin sa më të shpejtë të tij.

“Në lidhje me informacionet e publikuara në media, sqarojmë se ngjarja në fjalë nuk ka ndodhur në territorin e Komunës së Çairit. Hetimi dhe përcaktimi i plotë i rrethanave të rastit janë në kompetencë të institucioneve përkatëse”.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit, veçanërisht faktin se bëhet fjalë për të mitur, apelojmë për raportim të kujdesshëm dhe për verifikimin e saktë të informacioneve, përfshirë edhe lokacionin e ngjarjes, në mënyrë që të shmanget krijimi i një perceptimi të gabuar në opinion”, thonë nga Komuna e Çairit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se fëmija i plagosur është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

“Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e Ministrisë, edhe personi që ka kryer veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të së njëjtës gjeneratë, të lindur në vitin 2012”, deklaroi ministri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close