LajmeMaqedoniTopLajm

Sela kujton Arbër Xhaferi-n, për ne është ende gjallë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në FB në[ dhjetë vjetorin e vdekjes ka kujtuar ideologun dhe ish kryetarin e PDSH-së, Arbër Xheferin shkruan Top24.

“Sot mbushet një dekadë nga mungesa fizike e dijetarit, mjeshtrit të politikës, frymëzuesit të shumë brezave, liderit që na udhëhoqi në kohërat më të vështira dhe më vendimtare, Arbën Xhaferi.
E kujtoj pikërisht me një nga xhevahirët e tij filozofik, për të dëshmuar si porositë e tij, mendësia dhe fryma janë ende gjallë. Madje sot, thëniet e Arbën Xhaferit janë edhe më aktuale se në kohën kur jetoi dhe kur i tha. Si një vizionar, para dhjetë viteve na rikujtoi për rëndësinë e lirisë e cila na mungon shumë vaçanërisht sot, për rëndësinë e demokracisë e cila thuajse nuk ekziston. E gjithë kjo tanimë jo vetëm për fajin e të tjerëve, por për shkak të atyre që erdhën në emër të lirisë kombëtare dhe na vodhën e ngulfatën atë me një formë ndryshe.
E gjithë kjo konfirmon se përse ai për ne ende është gjallë, ai për ne ende është frymëzim, ai për ne ende është filozofi dhe pse ne ende ndjekim Rrugën e Arbërit!” shkruan Sela përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close