MaqedoniTopLajm

Sela : Kosova kur nuk ka qenë tokë e Sërbis

Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut njëherësh edhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas publikimit në Twitter të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ku shihet harta e Kosovës mbuluar me flamurin e Serbisë.

Sela ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk ka qenë djep i Serbisë ashtu sikur Vuçiq ka shkruar në twittin e tij.

“Kosova nuk ka qenë ndonjëherë djep i kulturës serbe, e as vend krenarie, aq më pak tokë e serbëve”, ka shkruar Sela në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi në të cilën shihet harta e Republikës së Kosovës e mbular me flamur.

Kosova është toka ku janë gjakos djepat e shqiptarëve radhazi nga regjimet barbare serbe pa aspak nder e krenari, ka shkruar Sela. “Është toka e shqiptareve ku serbët edhe gjatë kohë do ta shohin të pasqyruar fytyrën gjakatare dhe vrasëse të udhëheqësve të tyre pa aspak lavdi dhe me shumë turp.

Kosova në përjetësi tokë e djep shqiptarësh trima e liridashës”, ka shkruar deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut./Kallxo

Related Articles

Back to top button
Close
Close