
Altin Goxhaj nga Aleanca Konservatore për Shqipërinë, i ftuar në studion e Quo Vadis, ka bërë deklarata të forta lidhur me skandalin e Jeffrey Epstein.
Ai u shpreh se shërbimi sekret izraelit, Mossad, sipas tij, ka një rol të hershëm dhe të vazhdueshëm në zhvillimet politike globale, duke e lidhur këtë me ngjarje historike në Shtetet e Bashkuara.
Ai pretendoi se Mossad-i është krijuar në vitet ’50 dhe ka ndikuar në vendimmarrje në nivele të larta, përfshirë edhe zhvillime të rëndësishme politike në SHBA. Goxhaj përmendi edhe vrasjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy dhe më pas të vëllait të tij, duke i lidhur këto ngjarje me përpjekje, sipas tij, për të ndryshuar “rregullat e lojës botërore”.
Më tej, Goxhaj deklaroi se shërbimet izraelite dhe lobet e tyre, sipas pretendimeve të tij, ushtrojnë ndikim të madh në politikën amerikane, duke shkuar deri në pohime se SHBA-ja është e kontrolluar politikisht nga këto struktura.
Goxhaj: Mosadi është një krijesë e viteve ’50, e cila ka mbijetuar si një ‘alien i vogël’ i filmave fantastiko-shkencorë që kontrollon njerëzit. Kur një president, siç ishte John F. Kennedy, guxoi të ndryshonte rregullat e lojës botërore, ai u vra. Po ashtu, edhe vëllai i tij u vra kur kandidoi për të vazhduar misionin e të vëllait. Sot, djali i kandidatit është një figurë kyçe e shëndetësisë në Amerikë, i cili njihet si një nga kritikët më të mëdhenj të axhendës globaliste për shkatërrimin e njeriut dhe si armiku kryesor publik i Bill Gates.
Shërbimet izraelite, konkretisht Mosadi, kontrollojnë Amerikën së bashku me lobin e tyre. Në nivel politik, mund të thuhet se Amerika është një tokë e pushtuar nga Izraeli.
/vizionplus.tv



