LajmeRajon

Sekretariati i KQZ-së tregon se çka po ndodh me votat me kusht

Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e radhës së KQZ-së ka thënë se janë në fazën e procesimit të materialeve zgjedhore nga 27 mijë e 249 vota me kusht.

“Janë materialet nga 101 vendvotime. Nga procesimi i rregullt i materialeve  zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht dhe pasi të procesohen edhe këto zarfe me kusht, atëherë do ta dimë numrin e saktë se sa janë vota me kusht”, ka thënë ai.

Ahmeti konfirmoi se janë në fazën e përfundimit të nxjerrjes se të dhënave nga formularët e subjekteve politike dhe atyre të kandidatëve për deputetë.

Ndërsa më parë është bërë e ditur se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën sipas procedurave të parapara.

Aktualisht në këtë qendër janë duke u zhvilluar disa procese, të cilat janë të domosdoshme për t’u kryer në mënyrë që të KQZ-ja të bëjë të mundur shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar me procesimin e të dhënave nga formularët e rezultateve. Deri tani, nga 2 mijë e 382 vendvotime, janë procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1.661 vendvotime apo rreth 70% si edhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1. 324 vendvotime apo rreth 59%”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close