LajmeMaqedoniTopLajm

Sekretari i komunës së Bërvenicës apel qytetarëve

Sekretari i komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ju bëri apel qytetarëve të komunës së Bërvenicës që të dielën të dalin masovikisht dhe të votojnë për kandidatin shqiptar, Enver Pajazitin. Përcjell Top24.

Shkrimi i plotë në fb:

“A P E L

Të nderuar qytetarë të komunës së Bërvenicës, e dashur mërgata jonë unë Haqim Ramadani sekretar i komunës së Bërvenicës po ju bëj apel si vllau juaj që me 31.10.2021 ( e diel ) të dilni masovikisht në zgjedhje duke mos lënë asnjë votë pa shfrytëzuar dhe të votoni për kandidatin Shqiptar.

Unë si sekretar bashkë me administratën komunale mendoj se kemi kredibilitet para juve që të kërkojm mbështetjen tuaj sepse gjithmon kemi qenë në shërbim tuaj dhe do vazhdojm të jemi servisi juaj gjithmon.” TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close