Sport

Sejdini: I uroj përfaqësueset për rezultatet, treguan vendosmëri dhe vetëbesim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini ka uruar përfaqësueset A të Maqedonisë si dhe Shpresat për rezultatet e arritura në këto dy ndeshjet e para pas rikthimit të futbollit nga pandemia.

Ai gjithashtu ka falenderuar të gjithë që ishin të përfshirë në organizim e ndeshjeve, duke shpresuar që sa më shpejt të rikthehemi në jetë normale dhe ndeshjet të luhen në praninë e tifozëve.

“Vendosëm standarte të larta në lidhje me masat epidemiologjike dhe shprehim mirënjohje para se gjithash për shkak se të gjithë respektuan rekomandimet e protokollit shëndetësor. Me të vërtet është për tu ardhur keq që publiku dhe tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë nuk kishin mundësi që të shikojnë në stadium ndeshjet ndaj Spanjës dhe Armenisë, por ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të zbatojmë plotësisht protokollin shëndetësor, në mënyrë që të kthehemi në jetë normale sa më shpejt të jetë e mundur.  Ne vërtetë jemi krenar me dy përfaqësueset tona, me futbollistët, stafin teknik dhe të gjithë që janë të përfshirë në punën e përfaqësueseve. Ata treguan vendosmëri, vetëbesim dhe respekt për fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë. Urime për rezultatet e arritura dhe mezi presim sfidat e radhës”, ka thënë Sejdini.

Numri një i “Shtëpisë së Futbollit” vendor ka theksuar se nëse është nevoja do të ndihmojë në përmirësimin e fushës në stadiumin “Todor Proeski”.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë, gjithashtu brenda mundësive të veta dhe kuptohet nëse kërkohet nga zyrtarët e arenës “Todor Proeski” do të vendoset në funksion për tu përmirësuar cilësinë e fushës dhe pse është e qartë që në shumë ndeshje dhe stërvitje në një periudhë të shkurtë, personat përgjegjës për mirëmbajtjen e fushës bënë çmos për ta mirëmbajtur atë”, është shprehur presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini

Related Articles

Back to top button
Close
Close