LajmeMaqedoniTopLajm

Seanca për “Dhuna para Komunës Qendër” vazhdon më 24 shtator me fjalët përfundimtare të prokurorisë

 Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 vazhdon më 24 shtator me fjalët përfundimtare të prokurorisë, pasi seanca e përfundoi për procedurën e provave.

Gjykata në seancën e sotme i hodhi poshtë si të pabaza kërkesat e mbrojtjes që në gjykim të merren në pyetje si dëshmitarë më shumë persona, mes të cilëve edhe Ivica Konevski, Kirill Bozhinovski dhe peshkopi Agatangel.

Gjykatësi Dushko Josifovski tha se kërkesat për një pjesë të dëshmive materiale janë të pranueshme, derisa sot kërkesat e shtruara për dëshmitarë hidhen poshtë si të pabaza, sepse nuk kanë të bëjnë në rrethana të reja.

Në seancën e sotme mbrojtja paraqitu dëshmi materiale shtesë, të cilat gjykata pranoi të paraqiten në procedurë shtesë.

Mbrojtja e Mile Janakieskit, në fillim të seancës së sotme kërkoi nga gjykata në procedurë dëshmuese shtesë të merren në pyetje Ivica Konevski dhe Kirill Bozhinovski, si dhe të prezantohen të gjitha bisedat e përgjuara, nëse ekzistojnë të tilla, midis klientit të tyre dhe personit Tomosllav llazarov.

Prokurori Bubevski, lidhur me propozimet e mbrojtjes tha se dëshmitë materiale shtesë, të cilat janë dokumente dhe procesverbale, janë të pranueshme.

Mile Janakieski, para gjykatës, tha se si mbrojtje kanë propozuar 15 dëshmitarë dhe deri më tani nuk është marrë asnjë në pyetje, dhe kërkoi për mirëkuptim nga gjykata dhe t’i pranohen të paktën 2-3 dëshmitarë.

I akuzuari Aleksandar Trajkovski, kërkoi nga gjykata të merret në pyetje peshkopi Agatangel. Marrja në pyetje e peshkopit Agatangel, kërkoi edhe avokati sipas detyrës zyrtare të Nikolla Gruevskit.

Në “Dhunën para Komunës Qendër  janë të akuzuar disa persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski (momentalisht në arrati në Hungari), ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe persona të tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close