LajmeRajonTopLajm

Seanca konstituive: A pritet formimi i Kuvendit?

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së re, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, transmeton Klankosova.tv.

Rendi i ditës parasheh verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e tyre, si dhe zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, në përputhje me procedurat kushtetuese.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani e kishte thirrur këtë seancë nga ora 12:00, mirëpo sipas kryeparlamentarit Dimal Basha, u shty për pesë orë për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, aty ku sot do thuhen fjalët përfundimtare të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close