LajmeMaqedoniTopLajm

Seanca e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme

 Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme sot do të mbajë seancë ku në rend dite janë tre ratifikime.

Deputetët duhet të shqyrtojnë Propotim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, si dhe Popozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve në kuadër të Marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore.

Të tre marrëveshjet u nënshkruan më 3 nëntor të vitit 2022 në Berlin nga përfaqësues të Maqedonisë së Veriut, BeH, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close