
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përballet të hënën me një votëbesimi në parlamentin gjerman që pritet ta humbasë, duke i hapur rrugën ekonomisë më të madhe të Bashkimit Evropian për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në shkurt.
Qeveria trepartiake famëkeqe e Scholz-it u shemb më 6 nëntor kur kancelari shkarkoi ministrin e tij të Financave për shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi mënyrën se si të rigjallërohej ekonomia e rrënuar e Gjermanisë. Kjo i la dy partnerët e mbetur të qendrës së majtë pa shumicë në parlament, raporton AP.
Udhëheqësit e disa partive të mëdha ranë dakord më pas që zgjedhjet parlamentare të mbaheshin më 23 shkurt, shtatë muaj më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.
Kushtetuta e Gjermanisë e pas Luftës së Dytë Botërore nuk lejon që dhoma e ulët e parlamentit, ose Bundestagu, të shpërndahet, kështu që nevojitet një votëbesimi për të çuar nw zgjedhje të parakohshme.



