BotaLajmeTeknologji

Sateliti spiun i Kim Jong Un bie në det, alarm në Penian

Koreja e Veriut ka dështuar për të lëshuar në hapësirë satelitin e saj të parë ushtarak, i cili sipas njoftimeve të mëhershme kishte si synim të monitoronte aktivitetin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave paraprake nga Peniani zyrtare, diçka shkoi keq gjatë lëshimit të satelitit, i cili përfundoi duke u përplasur në det.

Megjithatë, Koreja e Veriut duket se nuk do të heqë dorë nga synimi i saj pasi një tentativë tjetër për të lëshuar satelitin do të zhvillohet shumë shpejt.

Lëshimi i satelitit rindezi sirenat e alarmit në kryeqytetin e Koresë së Jugut, teksa në Japoni autoritetet njoftuan rezidentët në Okinaua të jenë në gatishmëri.

Kaosi dhe konfuzioni mbizotëroi në rrugët e Seulit kur sirenat të shoqëruara nga një mesazh emergjence, iu kërkonin banorëve që të përgatiteshin për evakuim, ndërsa 20 minuta më vonë u njoftua se mesazhi ishte dërguar gabimisht.

Gatishmëria është e lartë në Gadishullin Korean, ku tensionet kanë ekzistuar midis dy vendeve për 70 vjet, dhe ky alarm i rremë mund të dëmtojë seriozisht besimin e njerëzve.

Koreja e Veriut përbën një kërcënim për Korenë e Jugut dhe nëse ka një alarm në të ardhmen, një pyetje që shtrohet është nëse do të merret seriozisht, apo do të konsiderohet si një gabim tjetër.

Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Seulit, Oh Se-hoon pranoi se teksti i urgjencës mund të ketë qenë i tepruar, por shtoi se nuk mund të ketë kompromis për sigurinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close