
Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot vazhdojnë negociatat për harmonizimin e pagave të punëtorëve në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për përcaktimin e afateve për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm. Takimi i sotëm është caktuar për në orën 10 në hapësirat e SSK-së.



