
Gjatë punimeve të kuvendit kuvendarët zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Sarajit në Kongresin IX të PDSH-së, si dhe u miratua propozim-lista e anëtarëve për Kuvendin Qendrore të partisë. Gjatë kuvendit, para të pranishmëve foli kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z.Sali Ajdini, i cili vlerësoi rëndësinë e proceseve të brendshme organizative dhe theksoi se PDSH-ja duhet të vazhdojë të forcohet përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit aktivist.






