
ara Hoxha ka emocionuar ndjekësit me një rrëfim të veçantë nga periudha e shtatzënisë, teksa është rikthyer në vendin ku, gjashtë vite më parë, organizoi “gender reveal” për vajzën e saj, Poi. Gjithçka nisi nga një pyetje e një ndjekëseje në rrjetet sociale, e cila e pyeti nëse destinacioni ku po pushon aktualisht është i njëjti ku zbuloi gjininë e foshnjës. Sara e konfirmoi këtë dhe ndau një kujtim plot emocion.

“Po, këtu kemi bërë gender reveal e Poit. Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë,” shkroi ajo. Me këtë rrëfim, Sara Hoxha tregoi se në fillim ishte e bindur se priste një djalë, por sot e kujton me shumë dashuri dhe mirënjohje faktin që u bë nënë e një vajze. Postimi i saj u prit me reagime të shumta pozitive.



