LajmeMaqedoniTopLajm

Sapo ka përfunduar afati ligjor për dorëzimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 11 janarit

Të premten në ora 24:00 ka skaduar afati i paraparë me ligj për paraqitjen e kandidaturave për kryetarë komunash nga përfaqësuesit e autorizuar për zgjedhjet e përsëritura lokale të caktuara më 11 janar 2026 për komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rsotushës dhe Qendrës Zhupë, shkruan Top24

Siç na informoi zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani, në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, ku në zgjedhjet e kaluara nuk është aritur censusi prej një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve, janë dorëzuar gjithsej shtatë kandidatura.

Në Gostivar në garën zgjedhore kandidojnë Valbon Limani nga ana e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe  Nevzat Bejta nga koalicioni VLEN. Në Vrapçisht do të garojnë kandidati i AKI-së, Isen Shabani dhe një kandidat i propozuar nga një grup votuesisosh Zuli Demiri.

Fushata zgjedhore për paraqitjen e programeve të kandidatëve para elektoratit fillon më 22 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 9 janar të vitit të ardhshëm. Një ditë para zgjedhjeve, më 10 janar, votojnë personat e sëmurë dhe të pamundur, banorët e shtëpive të të moshuarve, si edhe personat që vuajnë dënimin me burg dhe të paraburgosurit.

Heshtja zgjedhore do të fillojë më 10 janar në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 të 11 janarit, ditën e zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close