LajmeTeknologji

Samsung vjen me verzionin e tij të fundit me palosje të ekranit

Pritet që modeli i fundit i telefonave të mençur nga kompania Samsung do të përdorë mbivendosje të shumëfishta edhe pse ende nuk është i sigurt se si do të duket ky model.

Samsung është duke punuar në një smartphone me dy mbivendosje (palosje), raporton tportal.hr Informacioni i parë në lidhje me pajisjen e së ardhshmes e përshkruan një pajisje të pazakontë që mund të mbivendoset (paloset) dy herë dhe e cila mund të dalë në treg ‘qysh në fund të këtij viti’. Ky smartphone do të bëhet kështu përfaqësuesi i tretë i linjës me palosje të telefonave të mençur Samsung.

Dizajni i pajisjes së re nuk ka përfunduar ende, por flitet se do të ketw një ekran 16: 9 ose 18: 9.

Pajisjet me shumë mbivendosje nuk janë asgjë e re. Prototipi i Xiaomi kishte një mbivendosje të dyfishtë, por duket se kompania vendosi të huazonte modelin Galaxy Fold si frymëzim për pamjen finale. Një histori e ngjashme tregohet nga Huawei Mate X2, i cili gjithashtu të kujton paksa modelin Samsung.

Arsyeja për lansimin e pajisjes së re me mbivendosje të ekranit është të lehtësojë kalimin në formatin e ri – veçanërisht pasi kompania përmendi se mund ta tejkalojë verzionin Galaxy Note këtë vit.

Arsyet për këtë zhvillim ngjarjesh mund të qëndrojnë në mungesën e çipave. Me ofertën e shtuar të telefonavetem mbivendosje të ekranit, duket se kompania në fjalë po përpiqet të ofrojë më shumë mundësi dhe kështu t’i sjellë pajisjet më afër një gamr më të gjerë të klientëve të saj.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close