BotaLajme

Anija 400 metra e gjatë devijoi për shkak të rrymës së fortë ajrore, bllokohet kanali i Suezit

Një anije-kontejner ka bllokuar Kanalin e Suezit duke pezulluar edhe trafikun normal në një nga rrugët detare më të rëndësishme.

Anija 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë, me peshe rreth 200 mijë tonë, mbeti në vend të martën në një pjesë të ulët të kanalit.

Pronari i anijes tha se mjeti humbi kontrollin për shkak të një rryme të fortë ajri.

Autoritetet shtuan se era e devijoi mjetin duke e zhvendosur në një pozicion të pazakontë.

Bllokimi i gjithë perimetrit të kanalit e ka bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve të tjera.

Ndërhyrjet me rimorkiatorë të ndryshëm për ta nxjerrë anijen nga pengesa nuk rezultuan me sukses për shkak të peshës së madhe të mjetit.

Operacionet pritet të zgjatin edhe të enjten.

Anija “Ever Given” ishte nisur nga Kina dhe do të mbërrinte në Holandë nëpërmjet Mesdheut.

Autoritetet egjiptiane thanë se bllokimi i trafikut mund të ndikojë në transportin global të mallrave nga Lindja drejt Perëndimit, duke qenë se Kanali i Suezit shërben si një nyjë kyç për këtë qëllim prej më shumë se 150 vitesh.

anija

Related Articles

Back to top button
Close
Close